INFORMACION për AKADEMINE
Accademia Tecnica-Centro Evolucione Moda është shkolla Italo-Shqiptare e para dhe e vetmja e licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e cila përdor metoda dhe progame Europiane për edukimin e studentëve të saj. Metodat dhe programet e mësimdhënies janë me sistemin modular,teknik PIVOT POINT dhe HAIRDRESSING TRAINING BOARD (H.T.B).

Objektiva kryesore e Academia Tecnica-Centro Evolucione Moda është pregatitja e studentëve për një karrierë të suksesshme në botën e artit të parukierisë, kozmetikës, trajtimit të fytyrës, duarve, këmbëve etj. Për arritjen e këtyre objektivave shkolla ka në përbërjen e saj staf mjaft të kualifikuar në degën e parukierise dhe atë të estetikës.
