C.E.M
Accademia Tecnica-Centro Evolucione Moda është shkolla
Italo-Shqiptare e para dhe e vetmja e licensuar nga Ministria
e Arsimit dhe Shkences e cila përdor metoda dhe progame
Europiane për edukimin e studentëve të saj.
Metodat dhe programet e mësimdhënies janë me
sistemin modular,teknik PIVOT POINT dhe HAIRDRESSING TRAINING
BOARD (H.T.B).
Drejtor Teknik i kësaj shkolle është Maestro
Italian Guido i Genoves, i cili ka një eksperiencë
45- vjecare në fushën e parukierisë.Ai ka punuar
25 vjet si mësues i shkollave për parukier dhe ka
qenë Drejtor Teknik Kombëtar (C.A.T), me detyrën
e formimit të mësuesve parukierë.
Objektiva kryesore e Academia Tecnica-Centro Evolucione Moda
është pregatitja e studentëve për një
karrierë të suksesshme në botën e artit
të parukierisë, kozmetikës, trajtimit të
fytyrës, duarve, këmbëve etj. Për arritjen
e këtyre objektivave shkolla ka në përbërjen
e saj staf mjaft të kualifikuar në degën e parukierise
dhe atë të estetikës.